Mjetet e Forcave të Armatosura vijojnë punën për përballimin e emergjencave civile

Situata kërcënuese nga kushtet atmosferike, e pranishme pothuajse në të gjithë territorin e vendit tonë solli edhe angazhimin e të gjitha strukturave të Forcave te Armatosura, komandave, forcave, shtabeve dhe nënreparteve të specializuara  për ndërhyrje në situata të tilla.

Prej disa ditësh në disa qarqe të vendit, vendi është përballur me disa situata problematike nga reshjet e dëborës dhe ngricat në disa qarqe të vendit nga veriu deri në jug të vendit.  Më alarmante është situata në veri te vendit, ku trashësia e dëborës i kalon 1 metër duke bërë kështu gati të pa kalueshme një pjesë të mirë të akseve rrugore. 

Situata Gjatë 24 orëve të fundit paraqitet e tillë:

Operacioni në Prefekturën Shkodër, Bashkia Pukë:

Po punohet për hapjen e rrugëve të këtij qyteti, si dhe aksin rrugor Pukë – Qeret me një gjatësi 18 km, ku marrin pjesë 1 mjet borëpastruese dhe 2 forca.

Operacioni në qarkun Dibër:

Është punuar për pastrimin e rrugëve nga dëbora në aksin Burrel – Ulzë, ku morën pjesë 1 borëpastruese 1 mjet i tipit "Iveko" dhe 15 efektivë. Aktualisht ky aks ka përfunduar dhe ka nisur puna për hapjen e aksit rrugor Burrel – Komsi me një gjatësi 7 km. 

Operacioni në qarkun Kukësit:

Nga DMR e Kukësit është marrë urdhër për një situatë emergjente për transportin e një të sëmuri nga fshati Tëshën i njësisë administrative Bicaj, bashkia Kukës. Vlen të theksohet se terreni është tepër i thepisur dhe në këtë fshat mungon infrastruktura rrugore, trashësia e dëborës arrin mbi 80 cm dhe forcave të DMR Kukës u duhet të ecin rreth 12 km në këmbë për të arritur në destinacion. 

Në këtë operacion marrin pjesë 10 efektive të DMR Burrel.

Operacione me helikopter:

Gjithashtu Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter edhe në këto ditë me kushte të vështira meteorologjike vazhdon misionin e saj për transportin e të sëmurëve drejt spitaleve të Tiranës nga çdo skaj i vendit. 

Gjatë ditës së sotme janë kryer dy misione për transportin e të sëmurëve, konkretisht në zonën e Burrelit, nga ku u transportua një grua shtatzënë dhe nga Saranda, nga ku u transportua një i moshuar me probleme të rënda në mushkëri.







Media Sociale



Moti