Shefat e Shtabeve të Iniciativës DECI, nënshkruajnë “Deklaratën e Përbashkët”

 

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Konferenca e 7 - të e Defence Cooperation Initiative (iniciativa DECI), e cila po zhvillohet në mjediset e hotel Tirana Internacional, ka vijuar punimet gjatë ditës së sotme duke diskutuar mbi angazhimet e mëtejshme të vendeve anëtare të Iniciativës DECI, në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe shtimit të kontributeve në Aleancë dhe në Bashkimin Evropian.

Konferenca e 7 - të e iniciativës DECI u hap nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të vendit pritës. Pasi u ka uruar mirëseardhjen, gjeneral brigade Kollçaku vlerësoi DECI si një nga nismat që rrit dhe forcon bashkëpunimin midis vendeve anëtare të NATO.

Konferenca ka vijuar me disa prezantime nga pala italiane, me qëllim njohjen dhe informimin e pjesëmarrësve në këtë konferencë, mbi arritjet e deritanishme të kësaj nisme, si dhe zhvillimet e pritshme në të ardhmen.

Italia është vendi drejtues i “NATO Framework Nations Concept Grouping” dhe “EU Battle Group”, ku vendet që aderojnë në iniciativën DECI kontribuojnë me trupa dhe kapacitete ushtarake.

VIDEO:

SHSHP i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, nga ana e tij i njohu pjesëmarrësit në konferencë me sfidat me të cilat po përballet rajoni. Në fjalën e tij, gjeneral brigade Kollçaku, u shpreh ndër të tjera: ”Tensionet e paparashikueshme, imigrimi ilegal, ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi dhe influencat e jashtme në rajon, kërkojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim të përbashkët si dhe një qasje të koordinuar, për të përballuar sfidat me të cilat po përballemi”.

Më pas fjalën e mori shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Italisë, gjeneral Claudio Graziano, i cili pasi falënderoi gjeneral brigade Kollçakun për mikpritjen, theksoi rëndësinë e këtij takimi në kuadrin e plotësimit të mungesave në kapacitete me të cilat NATO po përballet aktualisht.

Në përfundim të punimeve të konferencës, u nënshkrua “Deklarata e Përbashkët”, në të cilën u pasqyruan arritjet e deritanishme nga vendet e Iniciativës, si dhe angazhimet e mëtejshme në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe shtimit të kontributeve ushtarake në Aleancë dhe BE.







Media Sociale



Moti