Tirana mirëpret Konferencën e 7-të Shefave të Shtabeve të Iniciativës DECI

Shefat e Shtabeve të Italisë, Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, takohen më 12-14 shtator në Tiranë, në kuadër të Defence Cooperation Iniciative (DECI).

Kjo është hera e shtatë që shefat e shtabeve mblidhen për të diskutuar në kuadër të kësaj iniciative dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku është mikpritësi i homologëve të tij nga Italia, Austria, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Në këtë konferencë do të diskutohen sfidat me të cilat ndeshet aktualisht rajoni, sfida të cilat kanë të bëjnë kryesisht me radikalizmin ideologjik dhe atë fetar, migrimi masiv ilegal, paqëndrueshmërinë ekonomike etj.

Në këto rrethana, Konferenca DECI konsiderohet si një vlerë e shtuar në përpjekjet për siguri dhe mbrojtje, duke kontribuar në mirëkuptimin e përbashkët, si dhe ne rritjen e kapaciteteve ushtarake kombëtare dhe atyre të Aleancës.

Konferenca DECI do të përmbyllet me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët, që shpreh angazhimet e vendeve pjesëmarrëse për kontribute të mëtejshme në përballimin e sfidave ne rajon.







Media Sociale



Moti