Gjeneral brigade Kollçaku priti në takim atasheun ushtarak turk, kolonel Somer

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka pritur në një takim kortezie atasheun e ri ushtarak të Republikës së Turqisë të akredituar në vendin tonë, kolonel Şakir Cumhur Somer, i cili shoqërohej nga zëvendësatasheu ushtarak turk, kolonel Adem Turksoy.

Gjeneral brigade Kollçaku pasi i uroi mirëseardhjen, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare në rrugën e tyre të transformimit.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin dhe dëshirën e vijimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve edhe në të ardhmen.







Media Sociale



Moti