Forcat e Armatosura kontribuojnë në ngritjen e çadrave për familjet me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Burrel

Forcat e Armatosura janë angazhuar për ngritjen e tetë çadrave në qytetin e Burrelit për strehimin e popullsisë së prekur nga lëkundjet të forta të tërmetit, i cili u ndje në disa qytete të vendit, kryesisht në zonën verilindore të vendit si Bulqizë, Burrel, Lezhë, Tiranë e Durrës. 

Ngritja e çadrave u krye nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Burrel dhe u vendosën në gatishmëri të plotë në Njësinë Administrative Derjan dhe Macukull. 

Ekspertët e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, së bashku me personelin e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale në Burrel, ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet me përfaqësuesit e pushtetit lokal për menaxhimin e situatës emergjente të shkaktuar nga tërmeti, në mënyrë që t’i vihet në ndihmë të gjithë popullsisë së prekur nga lëkundjet e tërmetit.

Strukturat e Forcave të Armatosura kanë  vendosur në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet operacionale të deklaruara për emergjencat civile, si dhe po mbajnë komunikim të vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile të ministrive të linjës, prefekturave bashkive, për të koordinuar dhe bashkërenduar punën midis tyre për përballimin me efikasitet të situatave emergjente që mund të krijohen gjatë kësaj periudhe nga fatkeqësi të ndryshme dhe në veçanti tërmetet dhe zjarret.

Banorët e strehuar falënderuan personelin ushtarak që kontriboj në ngritjen e çadrave, të cilët edhe në këtë rast u gjendën të parët për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të popullsisë civile.







Media Sociale



Moti