Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku merr pjesë në ceremoninë e çertifikimit të Kursit të 11-të Bazë të Forcave Speciale

Sot, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku mori pjesë në ceremoninë e çertifikimit të Kursit të 11-të Bazë të Forcave Speciale, që u zhvillua në mjediset e Batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr. 

Gjeneral Kollçaku, i shoqëruar nga Komandanti i Forcës Tokësore dhe drejtori i Shtabit të Përgjithshëm u prit nga Komandanti i Batalionit Special. Në ceremoni morën pjesë gjithashtu shefi i shtabit të FT, komandanti i Qëndrës Stërvitore të FT, përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm, Komanda e Forcës Tokësore, komandantë të batalioneve si dhe familjarë të kursantëve. 

Qëllimi i këtij kursi ishte përzgjedhja nëpërmjet testimeve selektive fizike dhe psikologjike e kandidatëve ushtarakë nga radhët e Forcave të Armatosura si dhe përgatitja individuale e kursantëve për kryerjen e tre detyrave bazë të Forcave Speciale, si aksione direkte, zbulim special dhe asistencë ushtarake. 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, në fjalën e Tij përshëndetëse u shpreh se:“Është kënaqësi e veçantë të marrësh pjesë në ceremoninë e përfundimit me sukses të kursit të 11-të Bazë të Forcave Speciale”. Ai vlerësoi maksimalisht të gjithë ata kandidatë të cilët guxuan për të marrë pjesë në këtë kurs dhe ia dolën me sukses në sfidat e 3-mujorit të parë”.

Gjeneral Kollçaku theksoi se, fakti që vetëm një pjesë e kandidatëve arritën të përfundonin me sukses kursin, tregon se kriteret dhe standartet për të qënë pjesë e Forcave Speciale janë të larta. Ai vlerësoi me nota shumë pozitive përkushtimin, profesionalizmin, disiplinën e treguar, shpirtin e sakrificës dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë ndaj detyrës.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iu drejtua trupave me këto fjalë: “Ju inkurajoj të vazhdoni dhe më tej me përkushtimin dhe vetëzhvillimin, sepse për ju është vetëm fillimi i rrugëtimit në Forcat Speciale. Sot, ju sapo çertifikoheni, por kualifikimi juaj do të vazhdojë me kurse të tjera speciale, si EOD, ai i zhytjes, snajperit sipas specialiteteve që ju do të merni”.

Në përfundim të fjalës së Tij, gjeneral Kollçaku pasi falënderoi në mënyrë të veçantë instruktorët, drejtuesit, personelin e batalionit special, Ai adresoi një tjetër falenderim të përzemërt për familjet e ushtarakëve për mbështetjen e vazhdueshme që i japin bijve të tyre, dhe njëkohësisht i uroi mirëseardhjen kursantëve, të cilët duke u bërë pjesë e Forcave Speciale janë tashmë pjesë e familjes së madhe të Forcave të Armatosura.

Ceremonia u mbyll me shpërndarjen e çertifikatave dhe beretës ngjyrë vishnjë për të gjithë kursantët si dhe realizimin e një fotoje të përbashkët.







Media Sociale



Moti