Ministrja Xhaçka dhe gjenerale Shehu, në ceremoninë e diplomimit të 43 kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura

Në ambientet e Muzeut të Forcave të Armatosura të RSH, u zhvillua sot paradite ceremonia e diplomimit të 43 kadetëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerëve të rinj (KPOR).

Të pranishëm në ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerale brigade Manushaqe Shehu, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bajram Begaj, komandantë forcash, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, drejtorë drejtorie në MM dhe SHP, ushtarakë e familjarë të të rinjve.

VIDEO:

 

Në përshëndetjen e saj të veçantë drejtuar kadetëve të rinj, ministrja Xhaçka nënvizoi gjatë fjalës së saj se këta të rinj të sapo diplomuar nuk do të jenë 43 emra më shumë në organikat e Forcave të Armatosura, por do jenë 43 emra më shumë, por do jenë 43 vajza dhe djem, të gatshëm për të qenë lider të ardhshëm të FA.

“Jam këtu sot, edhe në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, për t’ju dhënë garanci që këto hapësira që krijohen në Forcat e Armatosura janë plotësisht të mundura, të prekshme dhe të arritshme, për këdo që ka zgjedhur të bëjë karrierë dhe ti përkushtohet Forcës tonë të Armatosur”, u shpreh ndër të tjera ministrja Xhaçka.

Oficerët e graduar sot ndoqën për 24 javë Kursin e Përgatitjes së Oficerëve të rinj, pranë Forcave të Armatosura të RSH-së.







Media Sociale



Moti