Gjenerale brigade Shehu priti në takim atasheun ushtarak spanjoll, kapiten i rangut të I, Alderegiua

Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerale brigade Manushaqe Shehu, priti në një takim kortezie, atasheun ushtarak spanjoll që mbulon Shqipërinë, rezident në Greqi, Kapiteni i Rangut të Parë, Luis Otero Aldereguia

Gjeneral Shehu, pasi i uroi mirëseardhjen në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare e njohu atë me zhvillimet më të fundit në FARSH.

Më tej gjatë takimit gjenerale brigade Shehu vlerësoi bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Spanjës dhe në këtë kuadër edhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.” Rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy ushtrive tona, duhet të konkretizohet në  planet e bashkëpunimit dypalësh, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave me njëri tjetrin, sidomos në fushën e trajnimit, edukimit, logjistikes, shëndetësisë, si dhe  në atë të pjesëmarrjes  në misione të përbashkëta në dobi të sigurisë dhe paqes kudo në botë”, u shpreh ndër të tjera gjemerale brigade Shehu.

Nga ana e tij, kapiteni i rangut të I, Aldereguia, e falënderoi gjenerale brigade Shehun për pritjen e ngrohtë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin dypalësh të deritanishëm midis Forcave të Armatosura spanjolle dhe shqiptare, duke e siguruar atë se ky bashkëpunim do të njohë progres edhe më tej në të ardhmen.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit  shprehën bindjen se bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Spanjë, si dy vende anëtare të NATO-s do të njohë gjithmonë rritje në interes të përbashkët dhe më gjerë, në interes të Aleancës.







Media Sociale



Moti