Letër Falenderimi

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ka marrë një letër falënderimi nga Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, e cila ndër të tjera është shprehur:

I nderuar gjeneral brigade Kollçaku!

Më lejoni që nëpërmjet kësaj letre të vlerësoj mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm midis Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Qendrës së Personel Rekrutimit, Seksionit të Ushtarëve Aktiv dhe Rezervist për Qarkun e Tiranës si dhe Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë për monitorimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2018.

Vëzhguesit në këtë proces treguan integritet të lartë profesional dhe njerëzor, duke mundësuar një proces korrekt dhe në përputhje me rregulloren e Maturës Shtetërore.

Duke ju uruar punë të mbarë dhe të suksesshme, dëshiroj T’ju theksoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Me shumë respekt dhe konsideratë!

Suzana Jahollari

Prefekt i Qarkut Tiranë







Media Sociale



Moti