Zhvillohet në Komandën e KFOR, në Prishtinë, “Festivali Ndërkombëtar i Verës 2018”

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në mjediset e Komandës së KFOR-it në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar para disa ditësh “Festivali Ndërkombëtar i Verës 2018”, (“KFOR International Summer Festival 2018”).

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i artit dhe kulturës kombëtare, tipareve të kulturës shumëetnike si dhe përvojave të bashkëjetesës së vendeve të tjera dhe atyre në Ballkan si dhe përcjellja e mesazhit se Kosova është vend demokratik i qendrueshëm dhe i sigurt.

Në festival morën pjesë të gjithë vendet kontribuuese me trupa në Kosovë, institucionet e organizatat e Kosovës si dhe institucione e organizata të tjera.

Vendi ynë në aktivitet, i cili përkon edhe me “Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, u përfaqësua denjësisht duke promovuar tiparet e kulturës tonë kombëtare si: veshje tradicionale, suvenire, aktivitete argëtuese, dhurata për fëmijë si dhe gatime tradicionale shqiptare.

Gjithashtu, në këtë aktivitet me qëllim promovimin e traditave dhe turizmit shqiptar, përfaqësia ushtarake shqiptare, në KFOR, Kosovë, shpërndau revista, broshura, CD, pamje nga Shqipëria, të cilat ishin përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo - Ushtarak, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare.

 







Media Sociale



Moti