Gjeneral brigade Kollçaku priti në takim Komandantin e Shtabit të NATO për Forcat Speciale, nënadmiral Kilrain

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, priti sot paradite në një takim pune, komandantin e Shtabit të NATO-s për Forcat Speciale, nënadmiral Colin Kilrain.

Pasi i ka uruar nënadmiral Kilrain mirëseardhjen, gjeneral brigade Kollçaku, e ka falënderuar atë për mbështetjen e trupave shqiptare në mision, duke shprehur besimin se bashkëpunimi midis strukturave të Forcave Speciale të NATO-s dhe Forcave Speciale shqiptare do të shënojë rritje edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, nënadmiral Kilrain pasi ka falënderuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH dhe Forcat e Armatosura shqiptare për mbështetjen që japin në misione me forca special por edhe në Shtabet e NATO për operacionet e forcave special, ka vlerësuar rolin e Forcave Speciale shqiptare në kuadër të misionit të NATO në Afganistan, si një kontribut që ka ndikuar tepër pozitivisht në rritjen e sigurisë këtë vend.

Në fokus të diskutimeve gjatë takimit ishin gjithashtu edhe çështjet të sigurisë në rajonin e Ballkanit, i cili është akoma i ndjeshëm nga influencat e jashtme dhe ku kërkohet akoma punë për stabilizimin e mëtejshëm, pavarësisht rezultateve të arritura deri tani, rezultate të cilat janë të konsiderueshme në fushën e sigurisë.

Të dy bashkëbiseduesit gjatë takimit diskutuan dhe për sfidat e reja, kundër të cilave as vendi ynë por dhe vendet e Aleancës nuk janë imun, duke vënë theksin te përpjekjet e përbashkëta për ti përballuar këto sfida të sigurisë.

Vizita në vendin tonë e Komandantit të Shtabit të NATO për Forcat Speciale, nënadmiral Kilrain, zhvillohet pas “Konferencës së Komandantëve të Forcave Speciale të Aleancës dhe vendeve partnere”, e cila u zhvillua në datat 13-15 mars 2018 në Vilnius, Lituani dhe në të cilën u diskutua, mbi zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Forcave Speciale të Aleancës dhe vendeve partnere, përditësimi me operacionet e planet aktuale të Forcave Speciale të NATO për vitin 2018 si dhe operacione e plane të ardhshme.







Media Sociale



Moti