Gjeneral brigade Kollçaku inspekton grup - batalionin e Këmbësorisë së Lehtë

 

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, i shoqëruar nga komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, ka inspektuar sot paradite rreshtimin e grup - batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.

Gjeneral brigade Kollçaku shprehu vlerësimet e tij për përgatitjen e deritanishme për të gjithë personelin e grup - batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, të këtij reparti objektiv kombëtar.

  “ Jam i bindur se puna, mundi, dhe sakrifica juaj do të shpërblehen ashtu siç duhet në muajin shtator me marrjen e certifikimit, i cili do të vijë si rrjedhojë e përpjekjeve të përbashkëta në kuadrin e realizimit të detyrave. Ju siguroj se qeveria shqiptare, ministrja e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, do të jenë gjithmonë përkrah jush në realizimin e këtij objektivi madhor”, - u shpreh ndër të tjera në përshëndetjen e tij gjeneral brigade Kollçaku.

 Gjatë inspektimit, komandanti i grup - batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, kolonel Arjan Hilaj, e njohu  gjeneral brigade Kollçakun me punën e bërë si dhe me problematikat e hasura deri tani gjatë përgatitjes për stërvitjen “Albanian Lion-Biza 18”.

 Në përfundim të inspektimit, gjeneral brigade Kollcaku falenderoi komandantin e Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani si dhe komandantin e GBKL kolonel Arjan Hilaj, për punën shumë të mirë të bërë deri tani dhe për masat organizative sipas standardeve të NATO-s, në drejtim të pajisjeve dhe trajnimit të grup - batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.







Media Sociale



Moti