U zhvillua stërvitja “Ndërveprimi 2018”

Për katër ditë me radhë, në Rajonin e Bizës toga e ndërlidhjes së grup batalionit të këmbësorisë së lehtë, zhvilloi stërvitjen “Ndërveprimi 2018”.
Stërvitja “Ndërveprimi 2-18”, u organizua, planëzua dhe konceptua si një stërvitje tre shkallësh, me qëllim trajnimin, aftësimin dhe testimin e personelit ndërlidhës që shërben në Forcat e Armatosura.

Në ceremoninë e “Ditës së Vizitorëve të Shquar” , të stërvitjes “Ndërveprimi 2018” ishte i pranishëm Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, kolonel Petrit Çuni i shoqëruar dhe nga drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm.

Stërvitja “Ndërveprimi 2018”, si një nga stërvitjet më të rëndësishme të shërbimit të ndërlidhjes për vitin 2018, , fokus të saj pati edhe testimin e gjendjes reale të gatishmërisë teknike dhe operacionale të sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit të Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit, të komandave të forcave si dhe atyre mbështetëse e reparteve autonome në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.







Media Sociale



Moti