Policia Ushtarake zhvilloi stërvitjen fushore “Biza 18”

Policia Ushtarake ka zhvilluar stërvitjen kompaktësuese “Biza 18”, me dalje në fushim në rajonin e Bizës.

Qëllimi i kësaj stërvitje ishte aftësimi i strukturave të planëzimit në Shtab, rritja e njohurive për planëzimin e operacioneve, aftësimi i elementeve të Komandim Kontrollit të n/reparteve operacionale të Policisë Ushtarake, zhvillimi i kapaciteteve reaguese për mbështetjen e Forcave të Armatosura të angazhuara në emergjencat civile si dhe testimi i kapaciteteve operacionale të  kësaj strukture në operacione OMP (brenda dhe jashtë vendit).

Në ceremoninë e “Ditës së Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Biza 18”, ishin të pranishëm drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kolonel Petrit Çuni, si dhe drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm, të cilët ndoqën nga afër një demonstrim të trupave, ku improvizuan incidente (ushtrime), me tematikë nga skenari i stërvitjes, për testimin dhe kompaktësimin e n/reparteve të Policisë Ushtarake.







Media Sociale



Moti