Letër Falënderimi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, i është drejtuar me një Letre Falënderimi gjithë personelit ushtarak dhe civil në Forcat e Armatosura, për kontributin e dhënë për fëmijët jetimë, me datë 1 qershor, në “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, duke iu bashkuar iniciativës së Kryqit të Kuq Shqiptar për mbështetjen e fëmijëve jetimë, si më poshtë vijon:

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve” , personeli i strukturave tuaja iu bashkua iniciativës së Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Tiranë, për mbështetjen e fëmijëve jetimë që jetojnë në komunitet, kontribut i cili u dorëzua më datë 1 qershor, ditën e fëmijëve.

Më lejoni t’ju falënderoj për solidarizimin dhe kontributin e dhënë nga personeli civil dhe ushtarak për fëmijët jetimë që jetojnë në komunitet, veprim ky, i cili përveç anës materiale, përcjell një mesazh mirësie dhe mbështetje për njerëzit në nevojë.

Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar dhe përcjellë në komunitet mbështetjen dhe shpirtin e solidaritetit, duke u bërë pjesë e shumë iniciativave dhe kontributeve të ndryshme për popullsinë civile gjatë përmbytjeve, zjarreve, ndërtimin e urave, rrugëve, pastrimin e ambienteve publike etj., kontribute këto të cilat përçojnë në komunitet një mesazh tepër pozitiv.”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm 

Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku







Media Sociale



Moti