Zhvillohet në vendin tonë stërvitja rajonale “ADRION LIVEX 2018”

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë, nga Kepi i Rodonit dhe deri në Kepin e Kavadonit, duke filluar nga dita e sotme dhe deri më 13 qershor, do të zhvillohet stërvitja rajonale “Adrion Livex 2018”.

Në këtë stërvitje rajonale marrin pjesë Greqia, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Shqipëria. Në këtë kuadër, në Portin e Durrësit, mbërritën ditën e djeshme, efektivat dhe anijet e  vendeve pjesëmarrëse në këtë stërvitje rajonale, të cilat për një periudhë 10 ditore do të zhvillojnë këtë stërvitje nën drejtimin e Forcës tonë Detare.

“Adrion Cax-Livex 2018” zhvillohet në kuadër të Iniciativës ADRION dhe çdo vit një nga vendet e kësaj iniciative sipas rotacionit organizohet në rolin e vendit pritës duke planizuar dhe drejtuar zhvillimin e saj. Kjo stërvitje ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjellë si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet Forcave Detare të Iniciativës ADRION dhe është planifikuar të kryhet në dy faza kryesore , e para “CAX” e cila do të zhvillohet në mënyrë kompjuterike ne Qendrën e Simulimit si dhe pjesa e dytë dhe më kryesore “LIVEX”, e cila nënkupton zhvillimin e stërvitjes në det.







Media Sociale



Moti