Zhvillohet Stërvitja e përbashkët “Deti i Hapur - 18”

Në rajonin Gjirit të Durrësit, Kepi i Palit, u zhvillua Stërvitja e përbashkët “Deti i Hapur - 18”, me pjesëmarrjen e Forcës Detare, Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Forcës Tokësorë, Forcës Ajrore, Qendrës së Kërkim Shpëtimit, Policisë Kufitare dhe Migracionit si dhe Antikontrabandës Detare. 

Në “Ditën e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes së përbashkët “Deti i Hapur - 18”, ishin të pranishëm komandanti i Forcës Detare gjeneralmajor Ylber Dogjani, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, drejtori i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, z. Zyber Dushku, drejtoresha e Policisë Kufitare Durrës znj. Lindita Nushi, drejtorë drejtorish në SHP si dhe efektivë të forcave pjesëmarrëse në stërvitje. 

Të pranishmit në ceremoni ndoqën nga afër demonstrimin sipas skenarëve të stërvitjes. Anijet e Forcës Detare, helikopterë të Forcës Ajrore si dhe efektivë të Forcave Speciale, demonstruan operacione bordimi, kërkim shpëtimi, operacion kundër ndotjes detare dhe reagim sa më të shpejtë për kufizimin e ndotjes në sipërfaqen e detit.

Qëllimi i stërvitjes së përbashkët “Deti i Hapur 18”, ishte rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që kanë interesa në det, në dobi të ndalimit të aktivitetit kriminal si dhe përgjigjen në raste të operacioneve të kërkim shpëtimit (SAR) në det.

Forca Detare mori pjesë me 3 anije, 2 gomone, 1 skuadër bordingu si dhe personeli mbështetës nga shtabi i Forcës. Forca Ajrore mori pjesë me 2 helikopterë ndërsa Forca Tokësore me një grup të forcave speciale. 

 







Media Sociale



Moti