Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, merr pjesë në Takimin e 179 - të Komitetit Ushtarak të NATO

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku merr pjesë në Takimin e 179-të Komitetit Ushtarak në nivel shefash Shtabi të Përgjithshëm të vendeve të NATO dhe ato partnere. Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij takimi, gjeneral brigade Kollçaku, u takua me komandantin suprem të Forcave Aleate në Europë, gjeneral Scaparrott , si dhe me homologë të tjerë të NATO, ku trajtuan çështje në interes të FARSH dhe detyrimeve të përbashkëta në kuadër të angazhimeve me Aleancën.

Shefat e Mbrojtjes u takuan në selinë e NATO në Bruksel, Belgjikë, për të shqyrtuar dhe diskutuar rezultatet përfundimtare ushtarake përpara Ministerialit të Mbrojtjes, që do të mbahet  në qershor si dhe e kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në korrik.

Takimi i 179 - të i Komitetit Ushtarak të NATO, u zhvillua në tre sesione dhe trajtoi çështje kyçe me të cilat po përballet Aleanca. Diskutimet u përqendruan në Drejtimin Strategjik Jugor të NATO dhe Modernizimin e Aleancës.

Takimi i Komitetit Ushtarak u hap me takimin me SHSHP të vendeve të NATO, të zëvendëssekretarit të Përgjithshëm i NATO, Rose Gottemoeller dhe kryetarit të Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjeneral Mikhail Kostarakos,

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO, Rose Gottemoeller vlerësoi kontributin e vendeve të NATO dhe ato partnere gjatë aktiviteteve dhe misioneve të drejtuara nga NATO.

Në sesionin e tyre të dytë, ku u shqyrtua Drejtimi Strategjik Jugor i NATO, shefat e Mbrojtjes të NATO si dhe ato partnere, u takuan me Partnerët e Mundësive të Zgjedhur (Gjeorgjia, Suedia, Finlanda, Australia dhe Jordania). Duke ritheksuar rëndësinë e komplementaritetit midis misionit të NATO për Trajnimin dhe Ngritjen e Kapaciteteve në Irak dhe rritjes së përpjekjeve ndërkombëtare, veçanërisht Koalicionit Global dhe misionit të Bashkimit Evropian, për të mposhtur ISIS, shefat e Mbrojtjes të NATO dhe vendeve partnere, theksuan nevojën për më shumë koherencë të aktiviteteve nga shumë aktorë në Irak dhe në përgjithësi në të gjithë Jugun, për të dhënë një efekt më të madh në një mënyrë më efikase. 

Gjithashtu, shefat e Mbrojtjes riafirmuan mbështetjen e tyre dhe nevojën për të vazhduar përmirësimin e aftësive të tyre, për të parashikuar krizat dhe kërcënimet dhe sfidat në rajon. 

Në sesionin e tretë të ditës, shefat e Mbrojtjes dhanë udhëzime për rritjen e mëtejshme të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO, duke theksuar kërkesat për gatishmëri dhe përforcim të shpejtë. Në këtë të fundit, shefat e Mbrojtjes pranuan përparimin e bërë dhe kërkuan punë më të ngushtë me Bashkimin Evropian për të siguruar lirinë e lëvizjes së NATO, etj, si dhe shqyrtuan qëndrimin detar të Aleancës duke ofruan rekomandime shtesë në këtë drejtim.

Modernizimi i Aleancës ishte fokusi i diskutimeve të sesionit të fundit të Takimit të 179 të Komitetit Ushtarak të NATO, ku shefat e Mbrojtjes përgëzuan autoritetet ushtarake të NATO, për punën e tyre në planet e detajuara të zbatimit të Adaptimit të Strukturës së Komandës së NATO, në përgjigje të detyrës së Ministerialit të Mbrojtjes, në shkurt 2018.

 







Media Sociale



Moti