Gjeneral brigade Kollçaku, vizitë zyrtare në Letoni

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, kreu një vizitë zyrtare në Letoni, ku u takua me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, z. Raimonds Bergmanis dhe shefin e Shtabit të FA të Letonisë, gjenerallejtënant Leonid Kalnins.

Në fokus të diskutimeve të takimit të gjeneral brigade Kollçaku me titullarët më të lartë të Mbrojtjes të Letonisë, ishin bashkëpunimi dypalësh në fushën e Mbrojtjes midis vendeve si dhe çështjet që lidhen me grup - batalionin e Prezencës së Përparuar të forcave të NATO (NATO's Enhanced Forward Presence) në Letoni (Latvia multinational battalion battle group).

Gjeneral brigade Kollçaku, gjithashtu ka vizituar bazën ushtarake Ādaži dhe është takuar me ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në grup - batalionin shumëkombësh të NATO të vendosur në Letoni.

Axhenda e vizitës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, ka vijuar edhe me marrjen pjesë në ceremoninë e vendosjes së një kurore me lule në Varrezat vëllazërore të Rigës, në nderim të ushtarëve të rënë.

Shqipëria kontribuon me 18 ekspertë të asgjësimit të mjeteve shpërthyese EOD, në grup - batalionin e NATO në Letoni. Kanadaja është shteti drejtues i Prezencës së Përparuar të grup - batalionit të Forcave të NATO në Letoni.
Grup - batalioni përbëhet nga më shumë se 1.000 trupa nga Shqipëria, Kanadaja, Italia, Polonia, Spanja dhe Sllovenia. Këtë vit pritet që edhe ushtarët çekë dhe sllovakë t’i bashkohen këtij grup - batalioni.







Media Sociale



Moti