Letër Falënderimi

Komandanti i Batalionit të Forcave të Sigurisë për Aeroportin NHKIA, Kabul Agfganistan, nënkolonel Muharrem Eminoglu, i është drejtuar me një letër falënderimi, përfaqësuesit ushtarak më të lartë të Forcave të Armatosura Shqiptare, në Kabul, Afganistan, kolonel Altin Kurtit, për kontingjentin shqiptar, në këtë komandë, si më poshtë vijon:

“Me kënaqësi të madhe shpreh falënderimet dhe vlerësimet e mia të sinqerta për performancën e lavdërueshme në detyrë të kontigjentit tuaj gjatë shërbimit në këtë Komandë me Batalionit e Forcave të Sigurisë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Kontigjenti juaj gjatë kësaj periudhe shërbimi ka përmbushur një sërë detyrash dhe arritjesh, duke treguar në këtë mënyrë një nivel të shkëlqyer profesionalizmi, duke kontribuar kështu në përmbushjen me sukses të misionit të Batalionit të Forcave të Sigurisë.

Kontributi juaj i shkëlqyer për paqen dhe sigurinë e Republikës së Afganistanit tregon më së miri traditat e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe punës në grup. Prandaj kam kënaqësinë të përmend performancën shembullore të treguar nga pjesëtarët e kontigjentit shqiptar.

Aftësitë e ushtarëve tuaj si dhe entuziazmi e profesionalizmi i tyre u vlerësuan shumë. Për më tepër, aftësitë dhe njohuritë e ushtarëve tuaj ishin një kombinim perfekt me anëtarët e batalionit, gjatë shërbimit për sigurinë e aeroportit HKIA.

Ka qenë një privilegj i madh për ushtarët turq të shërbejnë krah për krah me ushtarët shqiptarë.

Unë përcjell falënderimet e mia të veçanta, mirënjohjen dhe falenderim për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve tuaj.

Ju falënderoj edhe një herë për punën tuaj të mirë.

Me shumë respekt!

Nënkolonel Muharrem Eminoglu
Komandanti i Batalionit të Forcave të Sigurisë për Aeroportin NHKIA, Kabul Agfganistan







Media Sociale



Moti