Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku asiston në Stërvitjen “Vlora SAREX 18”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, merr pjesë në Stërvitjen “Vlora SAREX 18” zhvilluar nga Forca Ajrore në rajonin e Gjirit të Vlorës me pjesëmarrjen e efektivave të Forcës Ajrore, Forcës Detare, Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Qendrës Kombëtare të Kërkim - Shpëtimit, si dhe strukturave të tjera bashkëvepruese e koordinuese në stërvitje.

Në këtë stërvitje ishin të pranishëm gjithashtu zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, komandantë të forcave dhe drejtorë të drejtorive në SHP

Stërvitja “Vlora SAREX 18” ishte dinamike për vetë faktin se Forca Ajrore mori pjesë me një helikopter “Cougar” për operacionet e kërkim - shpëtimit dhe një helikopter EC 145 për shpëtimin e të mbijetuarve e transportimin e tyre në breg apo drejt ambienteve spitalore, ndërsa Forca Detare mori pjesë me anijen “Iliria”/“Lissus”, Repartin e Zhytjes, si dhe Qendrën Shëndetësore Pashaliman.

Në fjalën e tij në përfundim të stërvitjes gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku vlerësoi rëndësinë e kësaj stërvitje, bashkërendimin e veprimeve komplekse të strukturave tokë – ajër - det si dhe njëkohësisht theksoi se: “...stërvitje të tilla testojnë kapacitetet që ka Forca e Armatosur, gatishmërinë dhe profesionalizmin”. Gjithashtu, ai inkurajoi vijimin e konsolidimit të aftësive operacionale të strukturave përgjegjëse të shërbimit SAR në procesin e planëzimit, koordinimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të operacioneve të kërkim - shpëtimit në det me qëllim për t’i ardhur në ndihmë situatave të vërteta në raste të operacioneve të kërkim - shpëtimit, fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile”.







Media Sociale



Moti