Forcat e Armatosura mbjellin katër mijë fidanë në liqenin e Prushit

Ditën e diel, Parku i liqenit të Prushit u pasurua me 4000 pemë dekorative falë kontributit të Komandës Mbështetëse me strukturat e saj si dhe bashkisë Tiranë, të cilët u angazhuan në aksionin për gjelbërimin e qytetit. Për ndjekjen e mbjelljes së pemëve ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka si dhe kryetari i bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, pasi përgëzoi krye bashkiakun Veliaj për modelin që ka sjellë në krye të Bashkisë së Tiranës, duke lënë një kontribut të vlefshëm edhe për brezat e ardhshëm të qytetit, u shpreh ndër të tjera se: ”Për mua është kënaqësi e veçantë që ju bashkohem në këtë model kaq të bukur dhe të jashtëzakonshëm, që ti me shembullin tënd po promovon, por sigurisht të gjithë bashkë, për t’i dhënë Tiranës atë që shumë bukur e quajtët: “Paja e gjeneratës së ardhshme.

Ne, sot kemi ardhur në fakt në emër të 8 mijë efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët, vit pas viti angazhohen në fushata të tilla, të gjelbërimit, të pyllëzimit jo vetëm të reparteve tona ushtarake, por edhe të komuniteteve pranë tyre, edhe të shkollave edhe të lagjeve apo ambienteve publike të përbashkëta në këto zona të banuara, pranë reparteve tona ushtarake”. Sot, kemi ardhur këtu edhe për një simbolikë të veçantë sepse sot kemi mbjellë edhe 42 fidanë në shenjë dashurie, respekti dhe mirënjohjeje për 42 të rënët tanë në krye të detyrës, 42 “Dëshmorët e Atdheut”. u shpreh ministrja Xhaçka.

Nga ana e tij krye bashkiaku Veliaj pasi nënvizoi veçantinë e kësaj, theksoi ndër të tjera: Bashkë me ministren e Mbrojtjes, znj. Xhaçka dhe trupat e Komandës Mbështetëse i dhamë fund një aksioni që në fakt më shumë se një aksion ushtarak është një aksion qytetar dhe besoj që pavarësisht çfarë angazhimesh kemi, ne kemi të gjithë një detyrë, që është detyrë mbi detyrat, të jemi qytetarë dhe në detyrën e qytetarit jemi thirrur sot me uniformë dhe pa uniformë që t’i japim një grand finale fushatës së mbjelljes së pemëve. Mbjellja e këtyre filizave pranë këtij liqeni do t’i japë Tiranës pajën e gjeneratës së ardhshme që është më shumë gjelbërim dhe më shumë pastërti”, u shpreh krye bashkiaku Velia.

Për aksionin e gjelbërimit të qytetit morën pjesë 215 efektivë dhe 15 mjete të strukturave vartëse të Komandës Mbështetëse.







Media Sociale



Moti