Zhvillohet kampionati i 5-garshit ushtarak sportiv në Forcat e Armatosura

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në garnizonin e Zall-Herrit u zhvillua paraditen e sotme ceremonia e përfundimit të 5-garshit ushtarak, në rang Force të Armatosur (FA).

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku. , i cili në përshëndetjen e veçantë drejtuar gjithë pjesëmarrësve në këtë aktivitet sportiv të FA, pasi ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë aktivitet sportiv, u shpreh ndër të tjera:” Gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të 5 garshit ushtarak, ju demonstruat shpirt gare dhe disiplinë të fortë sportive. Ju, treguat vlerat më të mira dhe aftësitë më të mira fizike në këtë aktivitet, i cili u karakterizua mbi të gjitha nga fryma sportive. Urimet më të mira për fituesit e këtyre garave. Uroj dhe shpresoj, që në të ardhmen aktivitete të këtij karakteri të jenë më të shpeshta, pasi përgatitja fizike duhet të jetë patjetër pjesë e pandarë e përgatitjes profesionale të të gjithë ushtarakëve të Forcave të Armatosura...”.

Të pranishëm në ceremoni ishin gjithashtu edhe Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, drejtori i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA kolonel Ilir Xhebexhia, përfaqësues nga SHPFA si dhe nga Shtabi i Forcës Tokësore.

Më pas, aktiviteti vijoi me ndarjen e çmimeve dhe certifikatave për ekipet dhe sportistët më të mirë, ku Forca Tokësore(FT), ashtu si edhe vitin e kaluar do të ishte përsëri dominuesja dhe fituesja e këtij evenimenti sportiv.

Në këtë  aktivitet sportiv, i cili u organizua nga Shtabi i Përgjithshëm i FA, morën pjesë 7 ekipe ushtarake të komandave dhe reparteve autonome të FA si: Komanda e Forcës Tokësore, Komanda e Forcës Ajrore, Komanda e Forcës Detare, Komanda Mbështetëse, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Policia Ushtarake, ASNI.







Media Sociale



Moti