Gjeneral brigade Kollçaku, vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

 

Me ftesë të shefit të Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Air Chief Marshal Sir Stuart Peach, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zhvilloi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjeneral brigade Kollçaku u prit me ceremoni zyrtare nga shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Air Chief Marshal Sir Stuart Peach. 

Në takimin zyrtar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën e palës britanike në kryerjen e reformave integruese të vendit tonë në strukturat Euro-Atlantike, si dhe rëndësinë e solidaritetit dhe unitetit ndërmjet Aleateve. 

Fokus i diskutimeve gjatë takimit ishin dhe çështje me interes reciprok që synojnë rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak dypalësh, sidomos në fushën e arsimimit, trajnimit dhe stërvitjes, por edhe të zbulimit dhe inteligjencës. 

Axhenda e vizitës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka vijuar edhe takime të tjera me autoritete dhe përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Krimeve, por edhe nga industria ushtarake.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, gjeneral brigade Kollçaku mori pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të kadetit shqiptar Amarildo Hysa, në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.







Media Sociale



Moti