FA të angazhuara në aksionin kombëtar “Të mbajmë pastër tokën që duam”

 

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Bazuar në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Turizmit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, hartuan urdhrin e përbashkët për aksionin kombëtar për pastrimin e shtretërve të lumenjve nën logon” Të mbajmë pastër tokën që duam”.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, iu bashkuar këtij aksioni kombëtar për pastrimin e shtretërve të lumenjve të ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe bashkë me punonjës të bashkive dhe prefekturave dhe inspektoratet mjedisore rajonale, kanë pastruar dhe hequr mijëra ton mbetje në zonat turistike, akset rrugore, shtretërit e lumenjëve si dhe në plazhe.

Në aksionin kombëtar, “Të mbajmë pastër tokën që duam”, i cili filloi në datën 16 prill dhe përfundoi përfundoi më 22 prill 2018, duke u pagëzuar edhe si “Java e Tokës”, Forcat e Armatosura angazhuan rreth 500 efektivë dhe mbi 40 mjete, duke ndërhyrë thuajse në të gjitha qarqet e vendit dhe bërë të mundur “çlirimin” e hapësirave të tëra nga ndotjet.

Më konkretisht:

Në Qarkun e Shkodrës, efektivë të Batalionit të Parë të Këmbësorisë së Vaut të Dejës u angazhuan në njësitë administrative Postribë dhe Ana e Malit, bregun e liqenit të Shkodrës, lumin Buna si dhe në aksin rrugor Shkodër-Muriqan.

Në Qarkun e Beratit efektivë të Batalionit të Trëtë Këmbësorisë (b3k), në Poshnje, u angazhuan dhe kanë punuar në pastrimin e shtratit të lumit Osum, në territoret e bashkive Fier, Lushnjë, Ura Vajgurore, Rrogozhinë, në urën e Shkumbinit si dhe në plazhin e Divjakës.

Efektivë dhe mjete të Batalionit të Mbështetjes me Luftim, të Forcës Tokësore, janë angazhuar në territorin e Bashkisë Kamëz dhe asaj të Vorës.

Komanda Mbështetëse, ka angazhuar forca dhe mjete duke punuar në pastrimin e urës së Brarit, në Tiranë, plazhin e Rallnikut, në bashkinë Pustec, liqenin e Pogradecit, segmentin rrugor në luginën e Valbonës, urën e Kordhocës (momument kulture), në Gjirokastër si dhe në liqenin e Ulzës dhe Shkopetit.

Forcat Detare janë angazhuar në urën e Gjoles, në bashkinë Fushë-Krujë, duke bërë të mundur pastrimin e saj, ndërsa Flotilja Detare, Pashaliman, janë angazhuar në Parkun Kombëtar në Orikut.

 

 

 

 

 

 

 







Media Sociale



Moti