Gjeneral brigade Kollçaku pret SHSHPFA të Maqedonisë, gjenerallejtënant Velichkovski

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku priti në Shtabin e Përgjithshëm në një takim të veçantë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Velichkovski dhe delegacionin që e shoqëronte. Pas pritjes ceremoniale të dy delegacionet zhvilluan bisedime për çështje me interes reciprok, që përfshijnë çështje në marrëdhëniet bilaterale në kuadrin rajonal dhe atë të Aleancës.

Gjeneral brigade Kollçaku, pasi i uroi mirëseardhjen homologut të tij maqedonas, vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ushtarak dypalësh për sigurinë dhe stabilitetin e dy vendeve dhe rajonit, duke theksuar se Shqipëria e konsideron Maqedoninë një partner të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit për mbrojtjen dhe sigurinë dhe se FA shqiptare do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Maqedonisë për integrimin në NATO.

Nga ana e tij, gjenerallejtënant Velichkovski, e falënderoi gjeneral brigade Kollçakun për mikpritjen dhe vlerësoi me nota të larta mbështetjen që Shqipëria dhe Forcat e Armatosura shqiptare kanë dhënë e po japin në integrimin e Maqedonisë në NATO.

Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim që bashkëpunimi ndërmjet Forcave të Armatosura shqiptare dhe Forcave të Armatosura maqedonase do të vijojë edhe më tej, me qëllim sigurinë dhe stabilitetin e dy vendeve por edhe të rajonit, për të qenë të aftë tu përgjigjen sfidave të kohës.







Media Sociale



Moti