Gjenerale brigade Shehu priti në takim atasheun ushtarak francez, kolonel Duda

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerale brigade Manushaqe Shehu, priti në një takim atasheun ushtarak  francez, jo rezident në vendin tonë, kolonel Fabrice Duda, me kërkesë të këtij të fundit për marrjen e një feedback-u, për pjesëmarrjen në  “Takimi i sesionit të 12-të  ndërkombëtar Evropë-Rajoni Mesdheut”, zhvilluar në Paris, Francë gjatë muajit shkurt 2018.

Gjenerale brigade Shehu, pasi e uroi atasheun francez për mirëseardhjen në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë midis dy vendeve, dhe në këtë kuadër bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sidomos në fushën e arsimimit.  

Ajo falënderoi Ambasadën Franceze për mbështetjen e Forcave të Armatosura shqiptare për  pjesëmarrjen e saj në një aktivitet kaq të rëndësishëm që u zhvillua në kuadër të Iniciativës “The Mediterranean of the future conditions for a new equilibrium”, si dhe vlerësoi me nota mjaft pozitive pjesëmarrjen në këtë aktivitet, punën e lektorëve, duke u ndalur në detaje të veçanta të zhvillimit të konferencës.

Nga ana e tij atasheu ushtarak francez, kolonel Fabrice Duda e falënderoi gjenerale brigade Shehun për pritjen dhe feedback-un e bërë për pjesëmarrje në këtë konferencë në Paris, si dhe konfirmoi se edhe vitin tjetër Ambasada Franceze do të ofrojë dy pjesëmarrës në të njëjtën konferencë.

Në përmbyllje të takimit, gjenerale brigade Shehu  theksoi se ky kurs është shumë i vlefshëm dhe se pjesëmarrja e personelit ushtarak të Forcave të Armatosura shqiptare edhe në konferenca të tjera të këtij niveli është me vlera pozitive.







Media Sociale



Moti