Përkujtohet 2- vjetori i rënies në krye të detyrës të Dëshmorëve të Atdheut kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Më 6 prill 2018, ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhacka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të rënies në krye të detyrës dy vite më parë, të Dëshmorëve të Atdheut, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha.

Në ceremoni, e cila u zhvillua në ambientet e Bazës Ajrore ishin të pranishëm gjithashtu komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, komandanti i Bazës Ajrore Farkë, kolonel Kuto Hasani, kryetari i shoqatës së “Aviatorëve të Shqipërisë”, gjeneral brigade (R) z. Astrit Jaupi, kryetari i shoqatës “Familjet e Dëshmorëve të Aviacionit”, z. Kujtim Serani, familjarë të dëshmorëve, miq, kolegë dhe të afërm të dëshmorëve.    

Ministri i Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka duke marrë fjalën në ceremoni, ndër të tjera u shpreh: "Plot dy vite më parë në 6 prill 2016, dy djemtë tanë Floran Delia dhe Donald Hoxha ranë në krye të detyrës, për të mbetur pjesë e lavdisë së përjetshme të historisë së Aviacionit Ushtarak Shqiptar".                            

Më tej gjatë fjalës së saj, ministrja Xhaçka vuri theksin në vijimin e modernizimit dhe reformimit të FA, në funksion të rritjes së sigurisë për Forcën Ajrore ashtu si dhe për forcat e tjera. "Sigurisht trajnimi, taktika pajisjet, përdorimi i elementeve që janë shtuar ose përmirësuar me kalimin e kohës  e ka ulur probabilitetin e aksidenteve,  por rreziqet ngelen atje. Kjo nuk e ka stepur aspak as pasionin, as përkushtimin e djemve me uniformë që shërbejnë në Forcat tona Ajrore, të tillë ishin edhe ish-kolegët djemtë tanë kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, që humbën jetën në një aksident tragjik në përmbushje të detyrës, duke lenë pas dhimbjen për familjarët dhe miqtë e tyre”.

Në fund të fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në kujtim të tyre .

Më pas nga të pranishmit u vendosën kurora dhe buqetat me lule tek Memoriali i Dëshmorëve të Bazës Ajrore Farkë.







Media Sociale



Moti