Komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, admiral James Foggo, vizitë zyrtare në Tiranë

 

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, priti në takim komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, admiral James Foggo, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ushtarak midis Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO, çështjeve të sigurisë në rajonin e Ballkanit si dhe për kontributin e Shqipërisë në NATO.

Gjeneral brigade Kollçaku, e njohu admiralin Foggo me zhvillimet më të fundit në FARSH. Nga ana e tij, admirali Foggo vlerësoi kontributin e Shqipërisë në drejtim të misioneve të NATO, si dhe u ndal gjithashtu në drejtimin strategjik të NATO në Jug (NATO Strategic Direction South Hub).

Gjatë vizitës në Shqipëri, admirali Foggo pati takime edhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes z. Petro Koçi, si dhe kreu një vizitë në komandën e Forcës Detare.







Media Sociale



Moti