Gjeneral brigade Kollçaku pret komandantin e SEEBRIG

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, priti sot ekipin vlerësues të Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), të kryesuar nga komandanti i kësaj njësie, gjeneral brigade Turdorica Petrache.

Gjeneral brigade Kollçaku, gjatë takimit, pasi i ka uruar mirëseardhjen, gjeneral brigade Petrache, vlerësoi SEEBRIG si një strukturë që arrin të afrojë dhe të bëjë bashkë Forcat e Armatosura të disa vendeve për bashkëpunim.

Nga ana e tij, Komandanti i SEEBRIG gjeneral brigade Petrache, shprehu konsiderata dhe vlerësim për profesionalizmin dhe përkushtimin në inspektimin e deritanishëm në kompaninë e parë të këmbësorisë e batalionit të Dytë të Këmbësorisë (b2k) dhe kompaninë e xhenios të batalionit të Mbështetjes me Luftim, të Forcës Tokësore, të deklaruara si pjesë e SEEBRIG-ut. Gjatë takimit, Komandanti i SEEBRIG gjeneral brigade Petrache, gjithashtu e ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH mbi zhvillimet më të fundit në SEEBRIG.

Vizita e delegacionit të SEEBRIG, kryhet në kuadër të inspektimit që ky ekip, zhvilloi në nënrepartet e Forcës Tokësore të deklaruara në SEEBRIG dhe konkretisht kompaninë e I-rë të  Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, kompaninë e xhenios të batalionit të Mbështetjes me Luftim të Forcës Tokësore.







Media Sociale



Moti