FA vijojnë operacionet në Bashkinë Shkodër, për shpërndarjen e ndihmave, si dhe transportin e popullsisë nga zonat e përmbytura

Forcat e Armatosura, vijojnë angazhimin në operacionet për menaxhimin e situatës së krijuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet, në Bashkinë e Shkodrës, duke vënë në dispozicion forca dhe mjete të ndryshme si:  mjete transporti të kalueshmërisë së lartë, kamionë, autobotë uji, gomone, varka, motor pompa, etj.

Më konkretisht, më datë 23.03.2018, në ndihmë të popullsisë në zonat e përmbytua në Njësinë Administrative Ana e Malit, Dajç, Bushat, Velipojë, dhe Rrethina Shkodër, efektivë të FA, me mjete të kalueshmërisë së lartë, motovarka, gomone, kanë transportuar rreth 400 banorë nga zona e përmbytur në qendrat administrative, transport dhe ndarje ndihma ushqimore në sasi të konsiderueshme, transport dhe furnizim me ujë të pijshëm.

Më datë 24.03.2018, në ndihmë të popullsisë në zonat e përmbytua në Njësinë Administrative Ana e Malit, Dajç, Bushat, Velipojë, dhe Rrethina Shkodër, efektivë të FA, me mjete të kalueshmërisë së lartë, motovarka,  gomone, kanë transportuar rreth 300 banorë nga zona e përmbytur në qendrat administrative, si dhe kanë transportuar dhe ndarë një sasi të konsiderueshme ndihma ushqimore, si dhe kanë bërë transport dhe furnizim me ujë të pijshëm dhe koncentrate për bagëtitë.

Gjithashtu efektivë të FA janë angazhuar në përforcimin e argjinaturës në fshatin Ças Velipojë, si dhe u mbushën dhe u vendosën 1000 copë thasë me rërë.

Më datë 25.03.2018, në ndihmë të popullsisë në zonat e përmbytua në Njësinë Administrative Ana e Malit, Dajç, Bushat, Velipojë, dhe Rrethina Shkodër, efektivë të FA, me mjete të kalueshmërisë së lartë dhe motovarka, kanë transportuar rreth 200 banorë nga zona e përmbytur në qendrat administrative, si dhe kanë bërë transport dhe ndarje ndihma ushqimore në sasi të konsiderueshme, transport dhe furnizim me ujë të pijshëm, transport koncentrate për bagëtitë.

Forcat e Armatosura në mbështetje të operacioneve të Emergjencave Civile në bashkinë Shkodër, kanë angazhuar edhe efektivë të Policisë Ushtarake me mjete, të cilët kanë bërë shoqërimin e mjeteve me ndihma dhe bazë ushqimore, si dhe shoqërimin e mjeteve në Njësitë Administrative të bllokuara nga uji.

Strukturat e Forcave të Armatosura vijojnë të jenë të angazhuar me trupa dhe mjete për të operuar në çdo situatë sipas kërkesave nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe pushteti lokal, duke bashkëpunuar ngushtë me Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave përmes Prefekturës së qarkut Shkodër, Policinë e qarkut Shkodër, Shërbimin Zjarrfikës të Bashkisë Shkodër dhe strukturat vendore.







Media Sociale



Moti