Gjeneral brigade Kollçaku, vizitë zyrtare në Gjermani

Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Gjermanisë, Gjeneral Volker Wieker, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, kreu një vizitë zyrtare në Gjermani.

Gjeneral brigade Kollçaku u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Gjermanisë, Gjeneral Volker Wieker, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ushtarak të dy vendeve tona, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Axhenda e vizitës zyrtare e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku në Gjermani, ka vijuar me një vizitë në Akademinë e Drejtimit, në Hamburg, institucioni më i lartë arsimor në Gjermani, ku gjeneral brigade Kollçaku mbajti një leksion me temë :” Shqipëria, FA shqiptare dhe sfidat e rajonit”.

Më herët shefi të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka vendosur një kurore me lule në memorialin e ushtarëve të rënëve gjerman.







Media Sociale



Moti