Nëndetësja turke “TCSG PREVEZE”, S-353, vizitë portuale në vendin tonë

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës Detare Shqiptare dhe asaj të Republikës së Turqisë, mbërriti për një vizitë portuale 4 ditore në portin e Durrësit, nëndetësja “TCG PREVEZE S - 353”, dhe u shoqërua në port nga moto-vedeta e Flotiljes sonë Detare “P-110”.

Nëndetësja “TCG PREVEZE S - 353”, gjatë qëndrimit së saj në vendin tonë,  është vizituar dhe nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, Z. Murat Ahmet Yoruk, gjeneralë, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, etj.

Gjatë vizitës, gjeneral brigade Kollçaku, vlerësoi edhe njëherë marrëdhëniet mes dy popujve dhe Forcave tona të Armatosura, duke vënë theksin në kontributin e dhënë nga qeveria turke për arsimimin, trajnimin e personelit, mbështetjen logjistike, si dhe bashkëpunimin e anijes “Butrinti” me homologët turq në kuadër të operacionit “Sea Guardian”, në detin Egje.

Në ditët e qëndrimit në port, do ketë vizita të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në nëndetëse. Ndërkohë personeli i Nëndetëses do vizitojë objektet muzeale dhe kulturore të Durrësit e Krujës, etj. Nëndetësja turke “TCG PREVEZE S - 353”, do largohet nga porti i Durrësit paraditen e 25 marsit 2018.







Media Sociale



Moti