FA vijojnë operacionin për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në Qarkun Shkodër

Forcat e Armatosura, vijojnë operacionin për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet, në Qarkun e Shkodrës, duke angazhuar dhe vënë në dispozicion forca dhe mjete të ndryshme si fadroma, Iveco, ekskavator, gomone, mjete transporti të kalueshmërisë së lartë, etj.

Më konkretisht, gjatëdy ditëve të fundit, në ndihmë të popullsisë në zonat e përmbytua nëNjësinë Administrative Ana e Malit, në fshatin Obot, efektivë të FA, me mjete dhe motovarka si dhe gomone kanë transportuar 140 banorë nga fshati Obot për në qendër Oblikë.

Në njësinë Administrative Dajç, efektivë të FA me mjete të kalueshmërisë së lartë dhe njëmotovarkë, kanë evakuuar 4 familje në rrethinat e Dajçit si dhe kanë transportuar disa banorë të zonës. FA me forca dhe mjete janë angazhuar në transportimin e personelit të Qendrës Shëndetësore Dajç si dhe kanë transportuar një sasi të konsiderueshme baze ushqimore për bagëtitë në këtë zonë. Gjithashtu në fshatin Pentar, Forcat e Armatosura me trupa dhe mjete janë angazhuar për riparimin dhe forcimin e argjinaturës në këtë fshat.

Në njësinë Administrative Bushat, dhe konkretisht në fshatin Mali i Jushit, efektivë të FA kanë evakuuar 2 familje si dhe kanë bërë transport të banorëve të zonës, transport pako ushqimore dhe koncentratë.

Në njësinë Administrative Velipojë,dhe konkretisht nëfshatin Ças efektivë të FA-së janë angazhuar për mbushjen dhe vendosjen e thasëve me rërë, për përforcim argjinature.

Në njësinë Administrative Rrethina, dhe konkretisht në Livade FA në bashkëpunim me Shërbimin Zjarrfikës të Bashkisë Shkodër, kanë evakuuar 2 familje dhe kanë bërë transport të ujit të pijshëm për familjet në këtë zonë.

Forcat e Armatosura në mbështetje të operacioneve të Emergjencave Civile në bashkinë Shkodër, kanë angazhuar edhe efektivë të Policisë Ushtarake me mjete, të cilët kanë bërë shoqërimin e mjeteve me ndihma dhe bazë ushqimore, si dhe shoqërimin e mjeteve në Njësitë Administrative të bllokuara nga uji.

Në batalionin e Vaut të Dejës, janë dërguar forca të batalionit Komando, mjete të kalueshmërisë së lartë, si dhe  bote uji nga Komanda Mbështetëse. Gjithashtu ndodhen në gatishmëri  mjete të kalueshmërisë së lartë nga Forca Tokësore, Forca Ajrore, Komanda Mbështetëse Policia Ushtarake si dhe Batalioni i Mbështetjes Rajonale.

Efektivët e Forcave të Armatosura të cilët vijojnë të jenë të angazhuar në përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës, janë inspektuar nga afër ditën e djeshme nga Ministrja e Mbrojtjes, znj. OltaXhaçka. Ministrja Xhaçka ishte nëNjësinë Administrative Ana e Malit dheDajç, ku u shpreh ndër të tjera se: “Kemi pasur rreth 550 efektivë të angazhuar deri tani, me dhjetëra mjete të kalueshmërisë të lartë, me dhjetëra motobarka. Sigurisht që do të vazhdojmë të jemi këto ditë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve deri në fund të kësaj situate emergjente. Prioritet evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë...”, u shpreh ndër të tjera Ministrja Xhaçka.

Strukturat e Forcave të Armatosura vijojnë të jenë të angazhuar me trupa dhe mjete për të operuar në çdo situatë sipas kërkesave nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe pushteti lokal.







Media Sociale



Moti