FA vijojnë të jenë të angazhuara në zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër

Strukturat e Forcave të Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara edhe gjatë këtyre ditëve në operacionet në ndihmë të popullsisë në zonat e përmbytura në Njësinë Administrative Ana e Malit (fshati Obot, Oblikë dhe Muriqan) dhe në Njësinë Administrative Dajç (fshati Shirq, Mushan, Darragjat, Trush dhe Mal-Kolaj), në Qarkun Shkodër.

Në njësisë administrative Ana e Malit,  efektivë të Forcave të Armatosura, me mjete ujore (varka, moto-varka) si dhe me mjete të kalueshmërisë së lartë, kanë transportuar banorët të kësaj zone, si dhe kanë evakuuar tre familje, dhe kanë bërë transport të produkteve ushqimore dhe ujë të pijshëm për popullësinë e kësaj zone dhe koncentrate për bagëtitë.

Në ndihmë të banorëve të fshatit Obot, efektivët e batalionit të mbështetjes rajonale (bmr) të Komandës Mbështetëse, të cilët vijojnë të jenë të atashuar në mbështetje të batalionit të parë të këmbësorisë (b1K), Shkodër, kanë transportuar me moto-varka disa banorët të këtij fshati për në Qendër Oblikë si dhe kanë furnizuar banorët me ujë të pijshëm dhe produkte ushqimore. Gjithashtu strukturat e FA, kanë vijuar transportimin e popullsisë nga zona e përmbytur  në itinerarin Muriqan-Obot_Dajc dhe kthim në banesat e tyre.

Në njësinë Administrative Dajc, strukturat e FA, me mjete të kalueshmërisë së lartë dhe moto-varka janë angazhuar në zonat e për përmbytura të kësaj njësie, konkretisht në fshatin Shirq kanë kryer evakuimin e katër familjeve, si dhe kanë transportuar produkte ushqimore dhe ujë të pijshëm për banorët e kësaj njësie.
 
Strukturat e FA (b1k), Vau i Dejës, Shkodër, në përgjigje kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, me forca dhe mjete janë angazhuar në transport inertesh për përforcimin e argjinaturës së lumit Buna.

Strukturat e Forcave të Armatosura vijojnë të jenë të angazhuare me trupa dhe mjete për të operuar në çdo situatë sipas kërkesave nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe pushteti lokal.







Media Sociale



Moti