FA të angazhuara në zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër

Për shkak të situatës së krijuar ditët e fundit nga reshjet e dendura të shiut, në qarkun e Shkodrës, strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të jenë të angazhuara në disa fshatra pranë brigjeve të lumit Buna në Bashkinë e Shkodrës.

Në fshatin Obot, të njësisë administrative Ana e Malit dhe në njësinë administrative Dajç, në Bashkinë Shkodër, efektivë të Batalionit të Parë të Këmbësorisë (b1k), me mjete të larta të Forcave të Armatosura kanë transportuar banorët dhe nxënës shkolle të zonës, si dhe kanë bërë transport të produkteve ushqimore dhe ujit të pijshëm në fshatrat e prekura nga përmbytjet në këto njësi administrative.

Në ndihmë të banorëve të fshatit Obot, kanë ardhur edhe efektivët e Batalionit të Mbështetjes Rajonale (bmr) të Komandës Mbështetëse, të cilët kanë vënë në dispozicion edhe 3 mjete lundruese.

Strukturat e FA (b1k), Vau i Dejës, Shkodër, vijojnë të jenë të angazhuara me trupa dhe mjete për të operuar në çdo situatë sipas kërkesave nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe pushteti lokal.







Media Sociale



Moti