Gjeneral brigade Kollçaku priti në takim kolonel Thomas Endicott

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ka pritur në një takim akreditues atasheun ushtarak kanadez kolonel Thomas Endicott, rezident në Itali. 

SHSHP i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ka vlerësuar nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes, duke veçuar bashkëpunimin në programet e gjuhës angleze dhe trajnimet që janë zhvilluar.

Gjeneral brigade Kollçaku gjithashtu ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga pala kanadeze në emergjencën civile të krijuar nga përmbytjet e fundit në vendin tonë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar angazhimin e ndërsjelltë në misionin e NATO në Letoni, si dhe diskutuan edhe mundësinë e ofrimit të asistencës nga pala kanadeze në Qendrën e Ekselencës për fenomenin e luftëtarëve të huaj, e cila do ngrihet në vendin tonë.

Gjeneral brigade Kollçaku dhe kolonel  Endicott ndanë bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Kanadasë në fushën e Mbrojtjes do të vazhdojnë të shënojnë progres edhe në të ardhmen.







Media Sociale



Moti