Gjeneral brigade Kollçaku priti në takim ambasadorin turk z. Murat Ahmet Yörük

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka pritur në një takim kortezie ambasadorin e Republikës së Turqisë, në vendin tonë, z. Murat Ahmet Yörük.

Takimi u fokusua në marrëdhëniet në fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve dhe Forcave të tona të Armatosura.

Gjeneral brigade Kollçaku, vlerësoi nivelin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë si edhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që e dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare në rrugën e tyre të transformimit e modernizimit.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin dhe dëshirën e vijimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve edhe në të ardhmen.







Media Sociale



Moti