Ministrja Xhaçka dhe gjenerale brigade Shehu me gratë nën uniformë në Ditën e Gruas

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka u ka dhuruar lule me urimin përkatës mbi 1300 grave dhe vajzave që shërbejnë në Forcat e Armatosura Shqiptare.

Në një takim të veçantë me gratë dhe vajzat nën uniformë, ku të ftuar ishin gjithashtu edhe ambasadorët e vendeve të NATO, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, ministrja Xhaçka vlerësoi rolin e gruas në shoqëri, si dhe vuri theksin në sakrificën e grave dhe vajzave nën uniformë. “Të gjitha ju jeni të admirueshme të dashura gra dhe vajza! Jeni shembull frymëzues për modelin që jepni dhe dashurinë që dhuroni me përkushtimin për ta dashur dhe mbrojtur Shqipërinë tonë, për të mbrojtur lirinë dhe paqen e vendeve ku ju shpesh angazhoheni në misione, larg familjes”, - u shpreh ndër të tjera në përshëndetjen e saj ministrja Xhaçka.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë dhe vajzat ushtarake në këtë takim të veçantë, janë përshëndetur dhe nga gjeneralja e parë grua, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerale brigade Manushaqe Shehu, e cila inkurajoi gratë dhe vajzat për të ecur përpara dhe për të bërë karrierë në Forcat e Armatosura.







Media Sociale



Moti