FA angazhim maksimal në zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër

 

Për shkak të situatës së krijuar ditët e fundit nga reshjet e dendura të shiut, në qarkun e Shkodrës, strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (b1k), në Vaun e Dejës, janë në gatishmëri dhe të angazhuara në përballimin e kësaj situate, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe me autoritetet e pushtetit vendor.

Në të gjithë qarkun e Shkodrës janë mbi një mijë hektarë tokë e përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit dhe shkarkimet nga HEC. 

Probleme ka pasur në njësitë Ana e Malit, Dajç dhe në Gurin e Zi, ku shumë hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit prej tre ditësh, ndërsa lëvizja e banorëve është bërë nga efektivë të Forcave të Armatosura. 

Më konkretisht:  

Në qarkun e Shkodrës, rreth 50 efektivë të Batalionit I të Këmbësorisë, në Vaun e Dejës, me mjete dhe varka kanë kryer evakuimin e rreth 150 banorëve, ku midis tyre dhe nxënës shkolle të njësisë administrative Ana e Malit, Bashkia Shkodër, si dhe kanë bërë transport të produkteve ushqimore në Obot dhe Oblikë. 

Strukturat e FA (b1k), Vau i Dejës, Shkodër, janë në gatishmëri me trupa dhe mjete për të operuar në çdo situatë sipas kërkesave nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe pushteti lokal.







Media Sociale



Moti