Helikopteri “EC 135” i Njësisë së Transportit Mjekësor kreu me sukses një operacion kërkim - shpëtimin në komunën Shalë, Shkodër

Me kërkesë të Prefekturës së Shkodrës dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, nga Baza Ajrore Farkë, u vu në gatishmëri helikopteri “EC 135” i Njësisë së Transportit Mjekësor me Helikopter. 

Për shkak të kushteve tepër të vështira meteorologjike, ku gjatë ditës së djeshme kanë që të papërshtatshme dhe kërkesës për ndihmë mjekësore në ajër, në bordin e helikopterit ndodhej dhe Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, doktor Skënder Brataj, dhe u bë i mundur transportimi dhe shpëtimi i jetës së dy grave me probleme shëndetësore në komunën Shalë, Shkodër, përkatësisht në fshatin Lekaj dhe Gimaj.

Dy gratë e sëmura u transportuan drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit i kryer nga Helikopteri “EC 135”, i Njësisë së Transportit Mjekësor, është vlerësuar dhe përshëndetur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, i cili shprehu mirënjohje dhe vlerësim për sakrificën e pilotëve dhe ekuipazhit të cilët edhe pse në kushte shumë të papërshtatshme meteorologjike, u gjendën pranë dhe shpëtuan jetën e dy grave të sëmura në komunën e Shalës, në Shkodër. “Jeni me të vërtetë heronjtë e ditës, ashtu siç ju ka quajtur kryeministri i vendit, pasi ju jeni aty ku e pamundura bëhet e mundur. Prandaj është pak t’ju them faleminderit për kurajën dhe guximin dhe që sakrifikoni deri në maksimum për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve njerëzore në situata të vështira nga moti i keq”, - është shprehur gjeneral brigade Kollçaku.

Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter, do të vazhdojnë të qendrojë në gatishmëri për realizimin e misionit, në të gjitha rastet kur do të kërkohet ndërhyrja e saj.

 







Media Sociale



Moti