Zhvillohet seminari me personelin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për njohjen me procesin e planëzimit operacional

Në ambientet e auditoriumit të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi sot punimet seminari për procesin e planëzimit operacional me personelin e Shtabit të Përgjithshëm.
Në hapjen e punimeve të këtij seminari morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, drejtori i Operacioneve dhe Stërvitjes në SHPFA, kolonel Ilir Xhebexhia, si dhe drejtorët e drejtorive në SHPFA. 

Në përshëndetjen e tij në këtë seminar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, pasi theksoi rëndësinë e përgatitjes së shtabeve  për planëzimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake dhe jo luftarake, u shpreh ndër të tjera se: ”Ky seminar do të jetë në funksion të përgatitjes së personelit të Shtabit të Përgjithshëm për stërvitjen komando shtabi “Kastrioti-18”, që do të zhvillohet në muajin tetor të këtij viti.

Në vijim drejtori i Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Ilir Xhebexhia prezantoi punën e bërë për përgatitjen seminarit, përmbajtjen e tij si dhe theksoi nevojën e angazhimit të gjithë personelit pjesëmarrës për arritjen e objektivit që ka të bëjë me aftësimin e personelit për zbatimin e procedurave të planëzimit dhe drejtimit të operacioneve.

Seminari zhvillohet nga data 26 shkurt.2018 deri me date 02 mars.2018 dhe organizohet dhe drejtohet nga Sektori i Trajnimit dhe Stërvitjen, në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forca e të Armatosura.







Media Sociale



Moti