Kapiten Feti Vogli, në Hollin e Trimërisë, në Kabul, mes të rënëve në krye të detyrës, në Afganistan

Me rastin e 6 – vjetorit të rënies në krye të detyrës, të  Dëshmorit të Atdheut,   kapiten Feti Vogli, jeta dhe vepra e tij u nderuan  edhe në vendin ku ai dha jetën, në Afganistan.

Në një ceremoni të veçante, e cila u hap nga Drejtori i Planifikimit të Mbrojtjes në misionin RSM në Afganistan, gjeneral brigade Micheal R. Fenzel, morën pjesë ushtarakë shqiptarë që shërbejnë në strukturat e NATO, në Kabul, si dhe ushtarakë të vendeve aleate.

Përfaqësuesi më i lartë shqiptar në misionin RSM, në Kabul, Afganistan, kolonel Altin Kurti, në emër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, adresoi një falënderim dhe mirënjohje për nderin që iu bë Dëshmorit të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, duke e nderuar veprën e tij sublime në vendin kua ai dha jetën ne krye të detyrës.

Më pas ceremonia vijoi me leximin e mbishkrimit të shkruar në Foton e Kapiten Feti Vogli, duke u përmbyllur me kalimin në revistë nga të gjithë titullarët e lartë në këtë mision para fotografisë së Dëshmorit Të Atdheut, në Kabul, Afganistan.

Fotografia dhe vepra sublime e kapiten Feti Voglit u vendosën në Hollin e Trimërisë (Muri i të Rënëve) në Kabul, mes ushtarakëve të NATO-s të rënë në krye të detyrës në Afganistan.

Holli i Trimërisë (Hall of Valor), është një ambient, në muret e të cilit janë varur fotografi të të gjithë ushtarakëve të rënë në krye të detyrës në Afganistan.

Fotografia e ushtarakëve të rënë shoqërohet me një mbishkrim rreth detyrave që të rënët mbanin.







Media Sociale



Moti