Anija ushtarake amerikane, vizitë portuale në vendin tonë

 

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak midis Shqipërisë dhe SHBA, ka mbërritur në Portin e Vlorës anija ushtarake amerikane “Ross”, e cila po zhvillon një vizitë portuale të planifikuar më parë. Kjo vizitë portuale i shërben forcimit të marrëdhënieve tashmë jetëgjatë midis dy vendeve tona dhe për t’u lejuar marinarëve mundësinë të përjetojnë mikpritjen e Vlorës dhe kulturën e pasur të Shqipërisë. 

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në anije, ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ambasadori i SHBA, në Tiranë, z. Donald Lu, gjeneralë, drejtorë drejtorish në SHP, si dhe autoritete të qeverisë vendore. 

Anija do të qëndrojë tre ditë në Portin e Vlorës, në kuadrin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ushtarake dypalëshe. 

Anija “Ross” ka në bord një ekuipazh prej 350 vetë dhe ka qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, më e fundit atyre në Siri.

Pas Shqipërisë, anija do ti drejtohet Spanjës dhe më pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto lloj vizitash demonstrojnë përkushtimin tonë ndaj stabilitetit në rajonal dhe sigurisë detare në këtë rajon jetësor të botës.







Media Sociale



Moti