Gjenerale brigade Shehu priti në takim zëvendës atasheun ushtarak turk, kapiten Turksoy

Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerale brigade Manushaqe Shehu, priti në një takim kortezie zëvendës atasheun ushtarak të Republikës së Turqisë në Shqipëri, kapiten Adem Turksoy.

Qëllimi i takimit ishte urimin e gjenerale Shehut  me rastin  e marrjes së detyrës së re, atë Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjenerale brigade Shehu, pasi i uroi mirëseardhjen në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare e njohu atë me zhvillimet më të fundit në FARSH.

Gjatë takimit, Gjenerale brigade Shehu ka vlerësuar bashkëpunimin shumë të mirë midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë dhe në këtë kuadër bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e cila ka konsistuar në arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve shqiptare në akademitë dhe shkollat ushtarake turke në të  gjitha nivelet dhe llojet e forcave. “ Pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta, mbështetja logjistike, bashkëpunimi në kuadër të operacioneve ushtarake në përmbushje të angazhimeve të Aleancës dhe më gjerë për menaxhimin e krizave në funksion të paqes dhe stabilitetit, modernizimi i     Forcave të Armatura shqiptare, si dhe kurimi i ushtarakëve në spitalet ushtarake të Turqisë, është treguesi më i qartë, prandaj jam shpresëplotë se ky bashkëpunim dhe mbështetje në fushën ushtarake, ndër vite ka qenë i shkëlqyer dhe me tendenca për konsolidim të mëtejshëm”, u shpreh ndër të tjera gjenerale brigade Shehu.

Nga ana i tij zëvendës atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në Shqipëri, e uroi gjenerale brigade Shehun për marrjen e detyrës së re të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare dhe theksoi me nota pozitive bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve dhe në veçanti ato në fushën e mbrojtjes, ku Forcat e Armatosura turke kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin ndihmë Forcave të Armatosura shqiptare në fusha të ndryshme si, në fushën e edukimit, trajnimit, logjistike, të shëndetësisë dhe në atë të misioneve të përbashkëta në dobi të sigurisë dhe paqes kudo në botë.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit  shprehën bindjen se bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Turqi është i shkëlqyer dhe do të njohë gjithmonë rritje në interes të përbashkët.







Media Sociale



Moti