Forcat e Armatosura shqiptare përkujtojnë tragjedinë e Fekenit

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Zëvendësministri Koçi dhe gjeneral brigade Kollçaku, përkujtuan sot 11 studentët dhe pedagogët e ish - Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve, të cilët ranë në krye të detyrës, në stërvitjen dimërore që zhvillonin në rajonin e malit të Fekenit.

 

Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm gjithashtu gjeneralë të Forcave të Armatosura, të afërm dhe familjarë të dëshmorëve, si dhe të ftuar të tjerë.

VIDEO:

 

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, zëvendëskomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Edmond Braneshi, pasi falënderoi të pranishmit, kujtoi misionin fisnik për të cilin ata ranë dëshmorë. “Është në nderin tonë që sot në këtë ditë përkujtimore t’i bëjmë homazhe veprës së tyre, duke u përkulur me respekt për mesazhin e madh që ata përcjellin tek të gjithë brezat e studentëve dhe pedagogeve të Akademisë së Forcave të Armatosura. 6 Shkurti përveç një dite që mbart në vetvete një histori, duke i dhënë përjetësinë 11 dëshmorëve, është dhe një faqe lavdie, duke e quajtur ditën e 6 Shkurtit, si ditën e mesazhit të sakrificës, që ruan dhe transmeton ndjenjën vetëmohuese të trimërisë dhe guximit...”, u shpreh ndër të tjera kolonel Braneshi.

 

Pas vendosjes së kurorave me lule pranë memorialit të ngritur në nder të të rënëve të kësaj tragjedie të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tyre.

Tragjedia e 6 Shkurtit 1981 që ndodhi në stërvitjen dimërore që zhvillonin studentët e ish - Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve në Feken është një ngjarje që në memorien ushtarake shqiptare është quajtur “Tragjedia e Fekenit”.







Media Sociale



Moti