Gjenerale brigade Shehu priti në takim atasheun ushtarak rumun

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerale brigade Manushaqe Shehu, priti në një takim kortezie atasheun ushtarak të Republikës së Rumanisë në vendin tonë, kolonel Florin Tutuianu. Pasi i uroi mirëseardhjen në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Shehu e njohu atë me zhvillimet më të fundit në Forcat e Armatosura shqiptare. Gjenerale Shehu gjatë takimit vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis dy vendeve.

“Bashkëpunim ushtarak midis dy vendeve tona është për tu vlerësuar pasi ka njohur progres në fushën e trajnimit dhe edukimit të ushtarakëve shqiptarë në Rumani.

Gjithashtu ky bashkëpunim ka konsistuar dhe në stërvitjet e përbashkëta dhe shumëkombëshe si dhe në pjesëmarrjet e përbashkëta në misionet paqeruajtëse në Irak, Afganistan dhe KFOR. Pjesëmarrja e ushtarakëve rumun në Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen që zhvillohet pranë Akademisë së FA në Shqipëri, është një tjetër tregues i këtij bashkëpunimi midis vendeve tona”, u shpreh ndër të tjera gjeneralë brigade Shehu ushtarakëve rumunë.

Atasheu ushtarak rumun, kolonel Tutuianu, duke falënderoi gjenerale Shehun për pritjen dhe vlerësimin , e ka uroi atë në marrjen e detyrës së re të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA shqiptare duke u shprehur se:” Emërimi juaj në këtë detyrë, tregon rëndësinë që i jepet femrës ushtarake për të qenë në pjesë e lidershipit ushtarak. Dua tju përcjell edhe urimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë për marrjen e detyrës së re, atë të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA”, u shpreh kolonel Tutuianu në takim.

Më tej gjatë takimit, atasheu ushtarak rumun shprehu gatishmërinë e Forcave të Armatosura rumune për vijimin dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve dhe ofroi mundësinë e pjesëmarrjes gjatë vitit 2019 të trupave tona në stërvitje të përbashkëta, si dhe pjesëmarrjen e personelit ushtarak në kurse të ndryshme trajnimi në Rumani.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime të përbashkëta për vijimin e projektit “Women’s leader in Security and Defense”, ku Rumania është lider në këtë projekt dhe që gjenerale Shehu ka qenë pjesëmarrëse në konferencën e 13-të “The Gender Mainstreaming in Security and Defense Leadership- a comprehensive approach”, zhvilluar në Bukuresht në qershor 2017.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Rumani  do të njohë gjithmonë rritje në interes të përbashkët, duke ritheksuar se ky bashkëpunim është i rëndësishëm, jo vetëm në kuadër të bashkëpunimit dy palësh, por edhe si dy vende anëtare të NATO-s.







Media Sociale



Moti