Gjeneral brigade Kollçaku priti atashetë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e ndërrimit të detyrës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, priti në një takim të veçantë atasheun ushtarak të SHBA në vendin tonë, kapiten i rangut të dytë Sam G. Wartell, me rastin e përfundimit të detyrës dhe atasheun e ri që merr detyrën, kapiten i rangut të dytë James Hilton.

Pasi u uroi mirëseardhjen, gjeneral brigade Kollçaku, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, gjë që ka kontribuuar në arritjen e standardeve të NATO nga Forcat e Armatosura shqiptare.

Më tej, gjeneral brigade Kollçaku shprehu gjithashtu vlerësime për kontributin e kapiten i rangut të dytë Sam G. Wartell, në forcimin e këtij bashkëpunimi, si dhe i uroi atasheut të ri ushtarak, kapiten i rangut të dytë James Hilton suksese në detyrën e rëndësishme.

Takimi u përmbyll me dhënien nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku të  “Certifikatë Mirënjohje”, kapiten i rangut të dytë Sam G. Wartel, me rastin e përfundimit të detyrës, për kontributin e dhënë gjatë mandatit të tij dy vjeçar në vendin tonë.







Media Sociale



Moti