Gjeneral brigade Kollçaku priti komandantin e CAOC, gjenerallejtënant Servert

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku priti në një takim kortezie komandantin e NATO Combined Air Operation Center (CAOC), Torrejón, Spanjë, gjenerallejtënant Ruben C. Garsia Servert.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi midis Komandës së Forcës Ajrore shqiptare dhe CAOC.

Gjeneral Brigade Kollçaku gjatë takimit, e njohu gjenerallejtënant Servert me zhvillimet më të fundit të FARSH dhe më konkretisht me projektet e modernizimit për rritjen e kapaciteteve në Forcën Ajrore si dhe shprehu mirënjohje për rolin dhe mbështetjen që CAOC ka dhënë për Forcën Ajrore shqiptare.

Nga ana e tij, gjenerallejtënant Servert, pasi e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, e njohu gjeneral brigade Kollçakun me rolin dhe përgjegjësitë që CAOC do të ketë në strukturën e re të NATO.

Takimi u përmbyll me shkëmbim të dhuratave si dhe me një mbishkrim të komandantit të CAOC gjenerallejtënant Ruben C. Garsia Servert në Librin e Shtabit të Përgjithshëm.







Media Sociale



Moti