Gjeneral brigade Kollçaku priti ambasadorin japonez z. Makoto Ito

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ka pritur sot në një takim kortezie ambasadorin e Republikës së Japonisë në Tiranë, z. Makoto Ito.
Gjeneral brigade Kollçaku, pasi i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit japonez z. Ito, vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, mes dy vendeve.

Nga ana e tij ambasadori i Japonisë e ka falënderuar shefin e Shtabit të FARSH për pritjen e ngrohtë dhe miqësore si dhe shprehu dakortësinë e tij për vlerësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fushën ushtarake. Z. Ito u shpreh se ky bashkëpunim do vazhdojë të njohë rritje edhe në të ardhmen duke ofruar mundësi bashkëpunimi në fushat e edukimit dhe trajnimeve si dhe në ato të emergjencave civile dhe të IGJU.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të njohë dimensione të reja edhe në të ardhmen.







Media Sociale



Moti